Fatos Lubonja tregon prapaskenat: Pse PD shpejtoi datën e zgjedhjeve

Pas dekretimit të datës së zgjedhjeve më 25 prill të vitit të ardhshëm, analisti Fatos Lubonja, tha se opozita nxitoi, ndoshta për shkak se mendon se ka sondazhet në avantazh.

“Mendoj se opozita kërkoi datë sa më të afërt, teksa thanë se i duhet dhënë sa më pak kohë maxhorancës që të riparoj imazhin e tij. Nuk e di nëse edhe për opozitën koha e shkurtër është më mirë apo jo, sepse edhe ata kanë nevojë të strukturojnë gjërat, por ndoshta opozita është nisur nga sondazhet aktuale, sepse mendojnë se janë në avantazh. Meta nuk ua kundërshtuar opozitës datën, e shtyu me 1 javë për të mos thënë se jam me opozitarët”, shprehet Lubonja për News24.