Fatmira Breçani tregon dhimbjen e saj më të madhe dhe emocionohet

Në rubrikën “Në mundsh”, këngëtarja e mirënjohur Fatmira Breçani tregoi për njërën prej vështirësive më të mëdha që ka kaluar, e cila ishte ndarja nga jeta e nënës së saj. Këngëtarja e njohur tha se përtej çdo vështirësie që kanë kaluar, kjo ka qenë më e madhja. Kjo pasi e ëma kishte qenë në moshë tepër të re kur ishte larguar nga jeta, ndërsa pak kohë para kësaj humbje edhe babai i saj ishte ndarë nga jeta.

“Kur ka ndërruar jetë nëna kam qenë më e pjekur në moshë. Ne kemi qenë shumë fëmijë, por humbja e saj ka qenë diçka shumë e madhe për mua sa që edhe sot, kur kanë kaluar shumë vite, ende e mendoj.”

Breçani tha se largimi i saj ishte i papritur, pasi ndërroi jetë nga një hemoragji cerebrale. E emocionuar, Fatmira tha se nëna, po ashtu edhe babi i saj kanë kënduar, ndërkohë që tregoi se mamaja gëzohej kur e dëgjonte duke kënduar, por po ashtu edhe merakosej për të pasi në atë kohë mentaliteti ka qenë i ndryshëm.

Për të ka mbetur peng që prindërit nuk e kanë parë kur ka nisur karrierën si këngëtare, ashtu si duhet dhe gjithmonë ka dashur që ata të jetojnë edhe pak që ta kishin shijuar.