“Fakte ekskluzive”, Kreshnik Spahiu plas deklaratën ‘bombë’: Ekzekutori quhet Sali Berisha

Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka publikuar disa fakte të forta mbi listat e kandidatëve për deputet të PD. Sipas Spahiut 100% e themeluesve të Partisë Demokratike 1990 janë hequr nga listat për deputet dhe janë lënë rrugëve, ndërsa i vetmi person që ka mbetur, është Sali Berisha.

“FAKTE EKSKLUZIVE:

100% e themeluesve të Partisë Demokratike 1990 janë hequr nga listat për deputet dhe janë lënë rrugve! Sigurisht ka mbetur vetëm një person, ekzekutori dhe quhet: Sali Berisha!

Lexoni listën me 335 themeluesit e nxjerr nga arkiva. Ja pse opozita s’vjen dot në pushtet sepse gjithë figurat potenciale dhe me forcë vote, lobojnë pa zhurmë dhe me të drejtë kundër “krye-tradhtarit”, shkruan Spahiu.