EVROPA në gjendje alarmi nga Covid, këto janë shtetet më të prekura

Janë 20.620.847 raste me covid-19 zyrtarisht të infektuar në gjithë botën, më shumë se gjysma në Amerikë. Shtetet e Bashkuara janë vendi më i goditur (165.909 të vd ekur), përpara Brazilit me 104.201 të vd ekur, Meksika me 53.929, Mbretëria e Bashkuar 46.526 dhe India 46.091 të vd ekur.

750 mijë të vd ekurit me coronavirus

Në botë kanë humbur jetën nga virusi I ri rreth 750 mijë persona. Kjo shifër jepet nga Universiteti Johns Hopkins që përditëson në 749.358 persona të humbur prej pandemisë.

Franca, 2524 raste në 24 orë

Janë 2524 raste në 24 orë në Francë, ndërkohë që një ditë më parë ishin 1397. E komunikoi mbrëmjen e djeshme Drejtoria e Përgjithshme e Shëndetit, duke precizuar se në javë janë kryer 606.487 tamponë. Janë nën kontroll dhe shifrat e të shëruarve në spitale, që numërohen 4891 (121 më pak se një ditë më parë) dhe pacientëve në reanimacion (379, 12 më pak se një ditë më parë). Janë 17 të vd ekur më shumë se një ditë më parë duke arritur në 30.371.

Alarm në Gjermani, rriten rastet më shumë se në maj

Gjermania numëron 1445 të infektuar në 24 orë, numri më I lartë që nga maji. Një e dhënë që për ministrin e Shëndetësisë Jens Spahn është shqetësues dhe që sipas zëdhënësit të kancelares Angela Merkel, Steffen Seibert, “është shqetësues dhe duhet të na shqetësojë”. Pas këshillës për të mos udhëtuar në tre rajone spanjolle, Catalonja, Navarra dhe Aragona, ministria e jashtme ka bërë thirrje për të anuluar udhëtimet e panevojshme në Madrid dhe Vendet e Ulta.

Belgjikë, e detyrueshme maska në vende publike

Në Belgjikë për shkak të përhapjes së shifrave të covid është bërë e detyrueshme mbajtja e maskave në të gjitha vendet publike në rajonit të Brukselit ku shifrat janë ngjitur në 50 raste për 100 mijë banorë, pra 600 raste të reja në 24 orë në një territor me 1.2 milionë banorë.

Një rekord i ri në Rumani

Rumania është vendi ballkanik më i goditur nga Pandemia me 1415 raste të sëmurësh në 24 orë

Dëm ekonomik nga pandemia

Britania e Madhe ka regjistruar një rekord me 20.4 përqind në tremujorin e dytë të 2020 dhe ka hyrë në recension, e para që nga viti 2008, duke qenë më keq edhe se Spanja (-18.5%) dhe Franca (13.8%).

Zelanda e Re, 14 raste të reja në 24 orë

Vendi që kishte deklaruar eleminimin e covid-19, që nga dje ka filluar mbylljen. Kryeministrja Jacinda Ardern ka shpjeguar se ka marrë masa të ashpra për lëvizjet në Auckland, dhe lëvizjet në vende të tjera pasi në një familje të vetme, në qytetin më të populluar, janë infektuar 4 persona. Shifrat arritën në 14 persona në 24 orë, të gjithë të lidhur me të njëjtën familje. Ministria e shëndetësisë tha se për 102 ditë kjo familje nuk ka lëvizur. Ministria thotë se po bën teste në një magazinë frigoriferike në Auckland ku punonte një burrë I kësaj familjeje. Kryeministrja ka deklaruar se do të shtyjë zgjedhjet e përgjithshme dhe ka pezulluar deri të hënën e ardhshme mbledhjen e parlamentit që do ti hapte rrugë procesit zgjedhor.

India, rekord i ri i rasteve: gati 70 mijë në 24 orë

Një rekord I ri për rastet e covid-19 janë konfirmuar në Indi, kun ë 24 orët e fundit janë regjistruar 66.999 të infektuar. U bë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë në Nju Delhi, duke cuar në 2 milionë e 400 mijë personat e prekur. Kanë kaluar shifrën 47 mijë personat që kanë humbur jetën. India është vendi I tretë në botë më I goditur nga covid-19 pas ShBA dhe Brazilit që regjistrojnë më shumë se 50 mijë raste në ditë.

USA, emergjencë në burgun e San Quintino

Në SHBA të prekurit janë 51,848 persona në një ditë dhe 1074 viktima. Ka emergjencë të covid-19 edhe në burgun e San Quintinos në Californi. Në dy muaj janë 2200 të burgosur të infektuar dhe agjentë dhe 25 persona kanë vd ekur. Shteti Australian I Victorias regjistron 21 të vd ekur në 24 orë, niveli më I lartë nga fillimi I pandemisë.

Brazil, kalon shifra prej 104 mijë të vde kurish

Brazili regjistron 1175 të vd ekur dhe 55.155 të infektuar në 24 orë, sipas ministrisë së shëndetësisë. Numri I të prekurve ngjitet ne 3.164.785 ndërkohë që totali I viktimave arriti në shifrën 104.201. Ndërkohë ministria thotë se 2.309.477 persona janë shëruar.

Kili, lajmërohet fundi i karantinës në Santiago

Ministria e Shëndetit në Kili ka deklaruar se që nga e hëna e ardhshme komuna e Santiagos do të kalojë në fazën 2, fazën e tranzicionit dhe hapjen graduale të aktiviteteve. Në 16 gusht bëhen 143 ditë izolim për shkak të krizës shendetësore që në Kili ka regjistruar 378.168 të prekur me covid dhe 10.205 të vd ekur. Ndërkohë që karantina do të ruhet të shtunave, të djelave dhe ditët e festive. Restorantet, kinematë, palestrat mbeten të mbyllura.