Evropa me një histori shkatërruese tërmetesh, publikohet harta, a është Shqipëria në listën e rrezikshme?

Disa ekspertë të Bashkimit Europian kanë publikuar një hartë ku tregojnë se cilat shtete në Europë janë më të rrezikuara nga tërmetet në mënyrë që të kenë një analizë të gjithanshme rreth rrezikshmërisë.

Projekti i quajtur “SHARE” kanë publikuar një hartë ku tregohet se cila pjesë e Europës është më e rrezikuar. Në të përfshihet Ballkani, Italia, Bullgaria, Rumania dhe Turqia.

“Evropa ka një histori të gjatë të tërmeteve shkatërruese”, tha profesor Domenico Giardini, koordinator i projektit SHARE, për Horizon.

“Të gjithë i kujtojmë ngjarjet tragjike, Izmir (Turqi) në vitin 1999 dhe L’Aquile (Itali) në vitin 2009”, shtoi ai.

Në këtë hartë nuk mungon as Shqipëria si pjesë e Ballkanit Perëndimor.