Eurovizioni lavdëron këngëtarët shqiptarë: ““Vokal i lartë! Nota të larta! Zjarr!”

Edhe pse këtë vit nuk u mbajt ashtu siç ishte parashikuar për shkak të situatës së virusit, festivali Europian do të mbetet gjithmonë një nga të preferuarit e shqiptarëve.

Në këtë kometicion muzikor, Shqipëria gjithmonë është përfaqësuar me vokale potente dhe artistë të talentuar e shumë të dashur të ekranit. Megjithëse këtë vit nuk pamë asnjë në skenën e Rotterdamit, “Eurovizioni” arriti të na surprizojë.

Përfaqësuesit e këtij festivali i kanë kushtuar një hapësirë në rrjetet sociale disa prej performancave më të bukura të artistëve që na kanë përfaqësuar ndër vite në këtë spektakël.

Ata i drejtohen këngëtarëve tani si disa nga më të arrirët vokalisht duke i përshkruar zërat e tyre si “Zjarr”.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Eurovision Song Contest (@eurovision)