“Është turp të flasësh kështu!”, Pëllumbi përplaset ashpër me avokatin e njohur

Arben Pëllumbi, deputet PS-së dhe, Sekretari për Çështjet Ligjore në PD Çlirim Gjata janë përplasur teksa ky i fundit rendiste akuza përkundrejt mazhorancës për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Pjesë nga debati në Vizion Plus

Çlirim Gjata: Çështja është për problemet e brendshme që vjedhim zgjedhjet, bashkëpunimi me kr imin e organizuar dhe oligarkët që kanë kapur ekonominë, ma fia e dr ogës, trampolina në Europë jemi bërë, mbushja e Shqipërisë me, përgjimet që nxori gazeta Bild, mungesa e institucioneve.

Pëllumbi: Si ka mundësi të flisni kështu për vendin tuaj. Po mirë mo gjithë kjo dr oga e madhe që u bën ka trampolinë tek ne ku shkon? Po ajo Europa është ajo që s’po na pranon ne. Po, pse në Amerikë nuk ka dr gë? Nuk ka kr im të organizuar? Nuk ka korrupsion? Po, pse e tregoni me gisht vendin tuaj se është turp.