“Është moment shumë i dhimbshëm”, Ilir Meta dekoron oficerin e ndjerë Saimir Hoxha me “Shqiponjën e Artë”

Mesditën e sotme janë mbajtur homazhet për oficerin e ndjerë të policisë, Saimir Hoxha që humbi jetën ditën e djeshme gjatë një aksioni anti dro gë në Lezhë.

Ai u qëllua nga një 21-vjeçar i cili menjëherë pas ngjarjes ka qëlluar edhe veten me armë në kokë ku ka ndërruar jetë në spitalin e traumës mëngjesin e sotëm.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe Ilir Meta i cili ishte pjesë e ceremonisë së homazheve për policin e ndjerë. Ai e ka nderuar atë me “Dekoratën e Shqiponjës së Artë” dhe ka mbajtur një fjalim të trishtë.

“Është një moment i dhimbshëm që ti japim sot lamtumirë ne fundit një oficeri hero të Policisë së Shtetit, që nuk e meritonte të ndahej nga jeta, nga familja. Është një moment reflektimi për një luftë frontale kundër kri mit të organizuar, por edhe dekurajimin e kr imit ordiner, sikurse është prioritet lufta kundër trafikut të dro gës, atyre që jo vetëm përfitojnë prej saj por edhe për të shpëtuar sa më shumë të rinj e fëmijë që për fat të keq bien pre e këtij fenomeni shkatërrimtar që janë përgjegjës për akte të tilla që trondisin një shoqëri të tillë. Është momenti për të mbështetur më shumë policinë në këtë luftë”, tha Meta.