“Është e turpshme kjo”, analisti i njohur sherr me Shabanin: S’ke këllqe të më thuash mua

Analisti Agron Gjekmarkajt dhe drejtuesi i nismës “Thurje”, Endri Shabani kanë debatuar për çështjen e partive të reja në prag të zgjedhjeve.

Gjekmarkaj i ka akuzuar se janë palë më kryeministrin Edi Rama për të dëmtuar opozitën, pretendime që janë hedhur poshtë nga Shabani.

Pjesë nga debati në Open

Gjekmarkaj: Është e kuptueshme tani. Partitë e vogla i shërbejnë Ramës.

Shabani: Si i shërbej Edi Ramës unë? Është e turpshme kjo.

Gjekmarkaj: Unë flas për fenomenin, s’po them për ju personalisht.

Shabani: Më bëra akuzë, ma shpjego tani.

Gjekmarkaj: Partitë e reja po peshkojnë vota në pellgun e opozitës. Smerrem me ju. Ju keni në parti Rudina Hajdarin.

Shabani: Shpjegoje, edhe unë mund të them se jeni shërbëtor.

Gjekmarkaj: Ske këllqe të më thuash shërbëtor mua. Fenomeni është ky, ju hiqni vota nga opozita dhe i çoni te Edi Rama.

Shabani: Nuk ndodh kjo, sepse votuesi im është votues që nuk beson as të Rama e as të Basha. Ky votues nëse smë voton mua, nuk voton fare.