“Është e dhimbshme”, Peleshi reagon për lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të ushtarakut shqiptar

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka reaguar lidhur me ndarjen nga jeta të ushtarakut Xhevahir Jazaj i cili ishte me shërbim në Herat.

Postimi i Peleshit

Largimi nga jeta i një ushtaraku, aq me tepër në mision larg atdheut, është një ngjarje e dhimbshme për të gjithë.

I shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes së Majorit Xhevahir Jazaj. Para pak çastesh pata një komunikim të drejtpërdrejtë me kontingjentin shqiptar që shërben në Herat dhe Kabul. Ndava me ta ngushëllimet për humbjen e shokut te tyre dhe i sigurova se gjithë shqiptarët janë me mendje e me zemër pranë tyre. Ata janë krenaria jonë në raport me aleatet në NATO e partnerët tanë strategjike SHBA dhe BE me të cilët ndajmë sfida të përbashkëta të mbrojtjes kolektive, paqes dhe sigurisë.