Bushati fiton betejën me koronavirusin, zbardhet mesazhi që ka për qytetarët

Deputeti socialist Ervin Bushati, ka kaluar me sukses koronavirusin. Ai ka njoftuar në rrjetet sociale se prej dy javësh ishte në betejë me Covid-19.

Postimi i plotë:

“#Dita14 – covid negativ

#Respekt dhe #mirënjohje për punën e mjekëve dhe infermierëve tanë, të cilët çdo ditë punojnë shumë me pacientët e prekur nga Covid-19

E rëndësishme është respektimi rigoroz i protokolleve të miratuara nga MSH.

Ti mund të kontribuosh në kufizimin e përhapjes së #covid19, duke shpëtuar jetë:

Mbaje maskën

Kujdesu për higjienën

Ruaj distancën

Kufizo kontaktet”, – shkruan Bushati.