Ermal Mamaqi zbulon shifrën marramendëse që mori Elvana për ‘2 gisht mjaltë’: Është aktorja më e paguar e filmave shqiptarë

I ftuar në një intervistë për “Prive”, Ermal Mamaqi i pyetur se çfarë kushtesh ka Elvana Gjata për t’u bërë pjesë e filmave të tij, përpos shoqërisë që kanë, producenti u shpreh se ajo nuk ka vendosur asnjë kusht.

“Ne kemi hyrë pa kushte, por padyshim që Elvana është një nga artistet më të shtrenjta në historinë e muzikës dhe filmave shqiptar. Kështu që të marrësh Elvana Gjatën në një prodhim të çfarëdolloji duhet të jesh shumë i përgatitur financiarisht. Unë e di si janë pagesat e aktorëve, këngëtarëve etj dhe me shumë siguri dhe garanci të them që është aktorja më e paguar ndonjëherë në historinë e filmave shqiptarë”, tha Ermali.

“Sa zero?”, e pyeti gazetari. “6”, ishte përgjigja e producentit.