Ermal Mamaqi reagon për herë të parë pas skandalit të trajnimit: “Nuk kishte më shumë njerëz se sa në autobuz”

Pas skandalit të trajnimit të tij Mendo, Ndrysho, Fito dhe faktit që ai u gjobit, komente të shumta pati online për Ermal Mamaqin. Aktori dhe moderatori i famshëm u gjykua shumë për mbledhjen e njerëzve në ambjent të mbyllur duke kërkuar jo vetëm gjobitjen por edhe arrestimin e tij.

Pas gjithckaje që ka ndodhur ka ardhur më në fund dhe reagimi i Ermal Mamaqit përmes një postimi ku shprehet se në të vërtetë duhet të kishte një klasë të vogël por njerëzit u shtuan dhe nuk mund ti largonte. Ai gjithashtu tha se në kinema u respektuan rregullat dhe masat anti-Covid ndërsa njerëzit nuk ishin më shumë se sa aq sa lejohen brenda një autobuzi.

Përmes kësaj fotoje mund të mësoni se çfarë shkruan ai: