Erion Braçe humb njeriun e tij të shtrenjtë, rrëqeth me fjalët

Zv.kryeministri Erion Braçe ka humbur mikun e tij në moshë të re. Ai i shpreh ngushëllimet bashkëshortes, dy fëmijëve dhe miqve të tij.

“Vasil Dilo ishte nje fqinj i mire! 19 vite dere me dere, shoke e miq! Djali i avokat Dilos, me nje sens te forte kah e drejta, kundershtues i se padrejtes, reagues ndaj cdo cenimi te interesit publik ne lagjen tone e pertej;

Qytetar ne kete qytet qe e donte aq shume, mbronte po aq nga cdo akt qe cenonte te perbashketen ne te, privaten e vjeter e legale gjithashtu;

Milanist i cmendur aq sa muri im e di cka hequr sa here qe Milan shenonte e merrte si pergjigje te njejtat goditje sa here Juventus fitonte!Vasil Dilo nisi sot rrugetimin e ri, ne nje jete tjeter me me shume drejtesi e paqe rreth tij! Te prehesh ne paqe fqinj i mire, mik e shok! Ngushellime Monikes, Gregut e Lades, te afermve, miqve e shokëve”, shkruan Erion Braçe.