Erion Braçe e nis ditën me ofendime kundrejt krahut të djathtë të Monika Kryemadhit, çfarë ka ndodhur?

Mund të thoni se një gjuhë e vrazhdë nuk i shkon një Zv. Kryeministri por dicka e prekur Erion Braçen aty ku nuk duhet.

Ai e ka nisur mëngjesin me ofendime ndaj krahut të djathtë të Monika Kryemadhit në Divjakë duke publikuar një foto që është e paqartë për shumë persona. Braçe i drejtohet këtij personi duke i thënë që të ketë kujdes pasi ndaj tij ka prova dhe është gati të publikojë skedën kriminale, personale e familjare. Në foto shfaqen 3 persona dhe deri tani nuk dihet se cilit prej tyre i drejtohet Braçe.

“Palaco!; Me ty do te merrem vete nje here, diten kur do te publikoj skeden kriminale personale dhe familjare.

Ate dite do kuptosh dallimin mes nje socialisti, rilindasi, kumarxhiu qe ka rrjepur cdo djale e burre me baste ne Divjake, familjet e tyre, drogaxhiu qe ka dendur me kokaine Italine fqinje por edhe Divjaken, te paligjshmi qe cdo gje e ka te paligjshme, duke ndertuar e zaptuar prona publike te Divjaken!

Te garantoj qe ajo dite do te jete shembullore per ty dhe ate tjetrin qe fsheh surratin pas teje! Besoj je i qarte”, -shkruan ai.