Erdogan me paralajmërime për luftë, kryeministri grek del me deklaratën: Është koha për…

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka dhënë një intervistë për CNN, ku ka ritheksuar se i bën thirrje Turqisë të ndalojë agresionin në Mesdheun Lindor dhe t’i hapë rrugë dialogut më Greqinë.

Kjo situatë e tensionuar mes dy vendeve duket se nuk do të gjejë qetësi për shumë kohë, pasi pala greke këmbëngul se nuk do të tërhiqet nga kërkimet për naftë dhe gaz në Egje.

Mitzotakis deklaroi se Greqia “nuk mund të tolerojë aktivitetet e njëanshme” të Turqisë. Sa i përket marrëveshjes së nënshkruar para disa ditësh me Egjiptin , ai tha se ajo i hap rrugë marrëveshjeve të reja me shtetet e tjera, duke nënkuptuar këtu Turqinë.

Gjithashtu edhe Departamenti Amerikan i Shtetit bëri sërish thirrje që Turqia të ndërpresë veprimet e saj në përgjigje të statusit të fundit të Navtex duke bllokuar një zonë të detit në raftin kontinental të Qipros nga 18 gusht deri më 15 shtator.

“Shtetet e Bashkuara mbeten thellësisht të shqetësuar për eksplorimin e vazhdueshëm të Turqisë për burimet natyrore në ujërat qipriote, deklaroi zëdhënësi.

Vetëm pak orë pas intervistës së kryeministrit grek, ka dhënë dorëheqjen zëvendës Admirali Alexandros Diakopoulos pas mosmarrëveshjeve dhe konfuzioneve për anijen turke “Oruc Reis.”