Erdogan i premtoi se do të jetë gati brenda tre muajsh, Rama publikon videon e rëndësishme

Kryeministri Edi Rama ka publikuar mbrëmjen e sotme një video nga kantieri i ndërtimit të spitalit rajonal në Fier, ndërtimi it ë cilit financohet nga Turqia.

Premtimi i presidentit turk Erdogan ishte që ky spital do të ndërtohet brenda 3 muajve, dhe në fakt nga pamjet shihet se punimet kanë përparuar shumë, kur kanë kaluar 30 ditë nga nisja e punës.

Në këtë kantier punohet me 3 turne, duke e bërë edhe më të lehtë përfundimin në afatet e caktuara.

Ky spital pritet të ketë 150 dhoma dhe do të shërbejë për të pritur pacientë nga i gjithë jugu, të cilët tashmë trajtimin e specializuar do ta marrin jo vetëm në kryeqytet, por edhe në Fier.