Erdogan: 100 vjet më parë i hodhëm në det grekët, të mos paguajnë të njëjtin çmim edhe tani

Raportet mes Turqisë dhe Greqisë vijojnë të jenë të tensionuara. Greqia hodhi poshtë një ditë më parë deklaratën e sekretarit të Natos, se mes vendeve kishte nisur dialogu. Përfaqësuesi i qeverisë greke, Stelios Petsas tha se ka vetëm bisedime teknike, por jo dialog.

“Çdokush që ka një post publik duhet të veprojë me seriozitet dhe përgjegjshmëri për pozicionin që mban. Dhe Sekretari i Përgjithshëm i NAtos ka një pozicion të rëndësishëm”, deklaroi ai. Në këto kushte, Kryeministri grek Mitsotakis pritet sot të kryejë një telefonatë me kancelaren gjermane Merkel. Por nga ana tjetër nuk ka qenë aspak e qetë retorika e Erdogan gjatë një fjalimi në ceremoninë e diplomimit të studentëve në Universitetin Kombëtar të Mbrojtjes.

“Ata që e sulmuan pavarësinë tonë një shekull më parë, populli turk i varrosi në tokë ose i hodhi në det. Ata që shënjestruan flamurin tonë dhe lutjet tona, kur ishin duke kërkuar një rrugë për të dalë nga ky presion, ekzekutuan tre kryeministra, dy ministra dhe një gjeneral. Shpresojmë të mos bëjnë të njëjtin gabim sot dhe të mos paguajnë të njëjtin çmim”, u shpreh Erdogan./Opinion.al