“Erdhi momenti, kjo masë të bëhet e detyrueshme për të gjithë”, Pipero jep paralajmërimin e fortë

Ka ardhur momenti që në vendin tonë përdorimi i maskës të bëhet me detyrim, kështu ka deklaruar mjeku Pëllumb Pipero. Mjeku u shpreh se OBSH ditët e fundit ka thënë që virusi qëndron në ajër, ndaj edhe maska duhet të bëhet e detyrushme.

Pipero ka theksuar se maska të mbron 95% si të infektohesh ashtu edhe të infektohesh.

“Nëse i referohemi të dhënave të fundit OBSH ka thënë se virusi qëndron në ajër. Maska duhet të mbahet kudo. Ky Pëllumbi është kundër maskës, por tani jam pro për të qënë të mbrojtur.

Ajo na mbron deri në 95%, si të infektojmë edhe të infektohemi. Dorezat nuk rekomandohen nuk janë të domësdodhme janë të dëmshme. Nuk i rekomandon askush. Maska është e domosdoshme është mjeti kryesor për mbrojtjen,” tha Pipero për News24.