Epidemiologu nxjerr bllof komitetin e ekspertëve, çfarë po ndodh me virusin në vendin tonë

Ilir Alimehmeti epidemiologu i mirënjohur ka nxjerrë bllof Komitetin e Ekspertëve sa i përket situatës së Covid-19 në vendin tonë.

Ai bëri një deklaratë ku tha se ende nuk jemi në kulmin e pandemisë. Iliri u shpreh se ne kemi patur një kulm gjatë fillimit të muajit dhjetor por situata duket e qetësuar momentalisht.

Në deklaratën e tij ai shokoi duke thënë se nuk përjashtohet ekzistenca e mutacioneve të reja në Shqipëri.

“Patjetër që edhe varianti britanik është edhe në Shqipëri, ka ndonjë dyshim? Është në Greqi, Maqedoninë e Veriut, në Kosovë. Nuk është në Shqipëri?!” -tha ai duke dalë kundër deklaratave të Komitetit të Ekspertëve që kanë mohuar ekzistencën e këtij mutacioni.