Epidemiologu jep lajmin e mirë rreth virusit në vendin tonë!

Më në fund vjen një lajm i mirë sa i përket virusit në vendin tonë, përkatësisht situatës në kryeqytet. I ftuar në programin “Dita Jonë”, epidemiologu Ilir Alimehmeti tha se vëren një uljë të rasteve të infektuara në Tiranë.

Ai tha se trendi i infektimit që nga fillimi i muajit janar në kryeqytet është në rënie dhe kjo gjë i jep shumë shpresë për të ardhmen.

“Vihet re një rënie në Tiranë, që tregon rënien e vazhdueshme. Dinamikat e popullatës në shtetet e mëdha ndryshojnë nga vendet e vogla. Në Tiranë ka të bëjë, pasi qarkullon gjysma e popullatës, e njëjta gjë edhe në Kosovë me Prishtinën. Si rrjedhojë, një përqindje e rëndësishme e ka kaluar në mënyrë natyrore virusin, një pjesë tjetër është e izoluar, duke arritur një imunitet mburojë, ku ata që e kaluan COVID-19 dhe janë aktivë në jetë shndërrohen në mburojë për ata që janë në shtëpi”, -tha ai./Source.al