Epidemiologu i zbulon të gjitha, ja sa raste me variantin e ri ka në Shqipëri deri tani dhe në cilin qytet ndodhen

Frika e variantit të ri të virusit ka prekur të gjithë ne dhe ndërkohë që presim vendimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve për masat e reja anti-Covid, epidemiologu i njohur zbulon prapaskenat.

Bëhet fjalë për Erand Llanaj, i cili bëri të ditur se në vendin tonë deri tani janë zbuluar 3-4 raste me variantin e ri të virusit. Rastet, sipas tij janë zbuluar në Elbasan.

Ai shtoi se është ende herët për Shqipërinë që të krijojë imunitetin e tufës pasi vetëm 10% të popullatës është infktuar deri tani.

Virusi nuk ka ndryshuar mënyrën e ndërveprimit me organizmin apo imunitetin tonë për momentin. Që të arrijmë imunitetin e tufës duhet 67-70 për qind e popullatës të infektohen. Ne kemi më pak se 10 për qind të popullatës të infektuar dhe e kemi vënë sistemin shëndetësor dhe ekonominë në një streçim të jashtëzakonshëm.

Imagjino sikur të kishim 70% të popullatës në Shqipëri, 1.4 mln banorë të infektuar sot, e kuptoni çfarë katastrofe shëndetësore do të ishte./Source.al