Epidemiologu i njohur: Ju tregoj pse numri i viktimave nuk është alarmant në Shqipëri

Numri i jetëve të humbura muajin e fundit ka një mesatare ditore prej 5 viktimash. Kjo shifër për epidemiologun Ilir Alimehmeti nuk është alarmante, ne raport me të infektuarit aktivë.

“Tashmë s’mund ta quajmë këmbanë sepse kjo katër-pesë u bë kohë që është parë nuk është një diçka e ditëve të fundit. Vdekjet e ndjekin kubën pas dy-tre javësh, pra është një gjasë që do vazhdojë dhe disa kohë kjo pune nëse rënia e rasteve të reja do konfirmohet në ditet në vijim”, shprehet ai.