Epidemiologu i njohur Ilir Alimehmeti publikon faktet që nxjerrin zbuluar terrorin me koronavirusin në Shqipëri

Epidemiologu i njohur Ilir Alimehmeti shprehet se antitrupat tregojnë gjithmonë të vërtetën dhe kjo ndodh edhe me shifrat e pabesueshme në Shqipëri.

Ai shkruan se hetimi epidemiologjik në vendin tonë ka zbuluar vetëm 1 rast ndër 46-53 raste.

Postimi i plotë:

“Ndershmëria është më shumë se sa mosthënia e gënjeshtrave.
Është të tregosh të vërtetën, të thuash të vërtetën, të jetosh të vërtetën dhe të dashurosh të vërtetën”
Cit. James E. Faust

Dhe antitrupat tregojnë gjithmonë të vërtetën miqtë e mi!
Tregojnë të vërtetën edhe në Shqipëri, sado e pabesueshme të duket!

Kujtoj që në testimin serologjik të personelit shëndetësor në QSUT, rreth 7% kishin antitrupat, pra kishin qenë të ekspozuar ndaj virusit.

Vetëm duke u nisur nga kjo shifër dhe nga fakti që spitalet kanë qenë të izoluara në muajt mars, prill dhe maj, u mendua se kjo shifër reflekton qartë përqindjen e ekspozimit të virusit në komunitet.

Pra, edhe në komunitetin e zonës së Tiranës rreth 7% duhet të ishin tashmë të ekspozuar ndaj virusit.

Kjo rezulton e vërtetë në studimin e aprovuar nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë dhe e udhëhequr nga dy profesorë të mirënjohur Prof. Genc Sulçebe dhe Prof. Alban Ylli.

Sipas këtij studimi, 6 deri në 7% e popullatës së Tiranës shfaq antitrupat.

Çfarë do të thotë kjo? Shumë gjëra:

Së pari, sipas burimeve zyrtare, në qarkun e Tiranës janë identifikuar 1.903 raste me COVID-19, nga të cilët 1.063 janë shëruar, 53 kanë vde kur dhe 787 janë raste aktive.

Por, në qarkun Tiranë jetojnë 842.981 qytetarë (INSTAT 2020), nga të cilët, nëse të dhënat janë të përgjithësueshme, duhet ta kenë kaluar sëmundjen 50.579 – 59.009 persona.

Hetimi epidemiologjik, si në çdo shtet, ka gjetur vetëm një fraksion të këtyre rasteve. Si rregull, rastet aktive nuk duhen përfshirë pasi nuk kanë zhvilluar ende antitrupa, pra në të njëjtën periudhë 1106 persona janë identifikuar me COVID-19, ose 1.106/842.981 = 0.13%.

Pra hetimi epidemiologjik ka zbuluar vetëm 1 rast ndër 46-53 raste, ose 1.87-2.19% të rasteve, ngjashmërisht me vlerat e Lombardisë në Itali. Asnjë çudi!

Së dyti, çfarë do të thotë kjo për vd ekshmërinë?

Nga rastet që kanë pasur një përfundim (shërim apo vd ekje), në total 1106, fatkeqësisht 53 nuk kanë mbijetuar.Si rrjedhojë, vd ekshmëria në sy të parë është 53/1106 = 4.8%.
E tmerrshme, apo jo?

Por tani dime qe rastet nuk ishin 1106 por 50.579 – 59.009.
Pra vd ekshmëria shkon nga 53/59.009 = 0,0009% deri në 53/50579 = 0.001%.

0.001%

miqtë e mi! 0.001%!

Po tani? Si ju duket? 48 fish mè e ulèt, apo jo?

Kujdes: Raporti zyrtar shkencor ende nuk është në dispozicion nga Akademia e Shkencave. Kur të botohet mund të ketë edhe ridimensionime të këtyre shifrave.

Ndërkohë ridimensiononi sjelljen tuaj!

PANIK JO! KUJDES PO! VAZHDOJMË RESPEKTOJMË MASAT!
Distancë 1.5-2 metra minimumi!
Higjienë e rregullt!
Maskë në ambiente të brendshme!” – shkruan Alimehmeti.