Epidemiologu Alimehmeti apel të fortë qytetarëve: Mos të bëhen analiza të panevojshme nëse

Mjeku Ilir Alimehmeti ka apeluar që të mos bëhen analiza të panevojshme nëse personi që rezulton i prekur me COVID-19 nuk ka shenja klinike.

Analizat sipas tij, duhen bërë vetëm nëse gjendja përkeqësohet dhe gjithmonë në konsultë me mjekun përkatës.

“Mjekët trajtojnë pacientin, jo analizat. Nëse është në gjendje të lehtë nuk ka nevojë për analiza. Shumica e rasteve zgjidhet nga imuniteti personal. Nëse gjendja rëndohet, bëjmë analizat. Është thjesht shpenzim ekonomik. Nëse situata ka nevojë në konsultë me mjekun, duhen bërë analizat, jo secili me kokën e vet. Partneri më i ngushtë në çdo rast është mjeku, por gjithmonë duke u nisur nga shenjat”, këshilloi mjeku për Euronews Albania.