Emisioni për’puthen nisi në mënyrë të pazakontë, Bora Zemani befason konkurrentët në studio

Moderatorja Bora Zemani ka nisur prezantimin e Për’puthen Prime ditën e sotme nga shtëpia pasi prej disa ditësh ka rezultuar pozitive me koronavirus. Në një lidhje me Skype, Bora Zemani i uron shërim të shpejtë të gjithë personave që vuajnë nga sëmundja dhe shpreson që ti bashkohet programit sa më shpejt.

“Ju përshëndes të gjithëve nga shtëpia ime se e tillë është kjo situatë. Më keni munguar shumë, megjithëse kam pak favore sepse çmallem me ju në televizon, ju nuk çmalleni me mua. Shpresoj që të kalojë sa më shpejt që ti bashkohem programit por edhe për të gjithë ata që ndoshta janë në kushtet e mia në këto momente. I uroj të gjithëve shërim të shpejtë dhe ta kalojnë sa më lehtë”, tha Zemani. Ndërsa nga studio vazhdon të prezantojë Ana.