Elvis Naçi e thotë hapur: Më mirë të isha bërë politikan, ja sa shikime kam marrë

Një ditë më parë imami Elvis Naçi u tregoi ndjekësve që ka hapur një biznes me syze optike, ndërsa u kërkonte që të luteshin, në mënyrë që me paratë e fituara t’i dhurojë një shtëpi një familjeje të varfër.

Ky postim u shoqërua me meme dhe reagime të ndryshme në rrjetet sociale, për kërkesën e imamit. Sot Elvis Naçi vendosi të reagonte në mënyrën e tij, i qetë dhe me pak ironi:

“Me 57 mije pelqime, me 760 mije shikime dhe 4 mije komente me mire te kisha hapur parti politike se dyqan syzesh, pak shaka per ta nisur diten me buzeqeshje! Zoti ju begatofte. Amin”.

Kujtojmë se një vit më parë Elvis Naçi u bë pronari i një spitali privat, për të cilin pagoi 350 mijë euro. Ai u shpreh se këtë vendim e mori për një qëllim, t’i trajtonte fëmijët jetimë pa asnjë pagesë.