Elisa Spiropali debaton me drejtuesin e emisionit: “Po pse për çfarë kam ardhur këtu unë, për çaj dhe për kafe?”

E ftuar mbrëmjen e kaluar në emisionin “PolitikOn”, ministrja Elisa Spiropali foli gjerë e gjatë për fushatën zgjedhore, Fatos Nanos, dhe qasjet e saj për partitë e tjera në vend.

Teksa po fliste për zgjedhjet që ka ndërmarrë Partia Socialiste, ajo u ndërpre nga moderatori i programit i cili i tha se në këtë mënyrë po bën fushatë dhe propagandë politike.

Përgjigja e Spiropalit ishte e menjëhershme si një kundërsulm. “Po pse për çfarë kam ardhur këtu unë, për çaj dhe për kafe? Ne mund të flasim këtu edhe për Kafkën edhe për Ismail Kadarenë, edhe për Servantesin edhe për gjeni, por kemi ardhur për politikë.” -tha ajo.