Eksperti zbulon problemet brenda sistemit policor: “Policët janë të sfrustruar”

Eksperti i sigurisë, Ergys Muzhaqi ka qënë i ftuar mbrëmjen e kaluar në emisionin Open në kuadër të ngjarjes tronditëse të ekzekutimit të policit në Lezhë Saimir Hoxha.

Teksa ngjarja që goditi fort opinionin publik është ende duke u hetuar, shefi i sigurisë përmendi gjendjen e policëve që janë në krye të detyrés me operacione të rëndësishme dhe të rrezikshme.

Ai u shpreh se shumica e policëve janë të sfrustruar.

“Kemi një polici të frustruar. Ku bëhen gabime trashanike, pala drejtuese nuk di të veprojë kur plasin këto gjemba në duar. Kemi raste kur vijnë me deklarata kontradiktore. Këto kanë një të përbashkët, nuk është vetëm paaftësia në polici, por kemi dominim të tregut nga dr oga dhe dro ga, ka gjasa që mund të shkojë akoma edhe më rëndë. Ata kanë uri për vrà sjen, nuk merren as vetë vesh me njëri tjetrin si më parë”, tha eksperti.