Eksperti i Shëndetit Publik i kthehet keq Ramës: “Boll me karagjozllëqe, je bërë i padurueshëm”

Ashtu siç njoftoi ditën e kaluar Kryeministri i vendit, Edi Rama shkoi në Rinas për të pritur vetë ardhjen e dozave të reja të vaksinës. Sipas Manastirliut këto janë doza të tjera që vijnë nga marrëveshja me Pfizer por Eksperti i Shëndetit Publik u shpreh se Rama tha që këto vaksina janë dhuratë nga një shtet miqsor.

Ishte pikërisht Erio Dasho ai i cili ironizoi këto fjalë të Ramës duke i kërkuar të mos gënjejë në këtë mënyrë dhe së është bërë i mërzitshëm dhe i padurueshëm. Ja çfarë shkruan ai:

Izraeli ka administruar 83 doza për 100 banorë, duke vaksinuar plotësisht 34% të popullatës dhe me një dozë gati 50%. Serbia është vendi i dytë më i suksesshëm në Europë duke administruar 18 doza për 100 banorë (vetëm Britania e Madhe ja kalon në Europë). Serbia ka aplikuar deri tani 1,250,000 doza të vaksinës, ose gati 200 herë më tepër se Shqipëria. I dashur Borat! Nuk ta kanë fajin as kompanitë prodhuese dhe as vendet imperialiste që kanë halë në sy Shqipërinë e Boratit që qëndron si shkëmb dhe histori “suksesi” në breg të Adriatikut. E ke fajin vetë! Serbia dhe Izraeli i kanë nisur negociatat në maj 2020, kurse ti u kujtove në dhjetor 2020 kur bënë uljet e Krishtlindjeve dyqanet e bojërave të Neë York-ut. Boll me përrallat me miq misteriozë dhe armiq imperialistë! Boll me karagjozllëqe! Je bërë i padurueshëm.”/Source.al