Eksperti i Ekonomisë dhe Politikës bën deklaratën e fortë: “Vendimmarrja për mbylljen është e gjitha politike, jo mjeksore…”

Enio Civici ka qenë i ftuar mbrëmjen e kaluar në Top Albania Radio ku ndër të tjera është ndalur për të diskutuar rreth virusit në vendin tonë, shifrave të larta të infektimit dhe mbylljen e vendit.

Ditën e kaluar u mor edhe vendimi nga Komiteti Teknik i Ekspertëve të cilët ranë dakord që masat shtrënguese anti-Covid të qëndrojnë në fuqi deri më 11 mars. Pavarësisht këtyre masave ka shumë personalitete publike që janë të mendimit se këto kufizime nuk po japin rezultatin e duhur dhe kjo vërehet në numrin e të infektuarve në vend.

Eksperti i Ekonomisë dhe Politikës bëri gjithashtu një deklaratë mjaft të fortë ku theksoi se nuk beson në këto kufizime apo në orën policore pasi shifrat e infektimeve flasin vetë. Sipas tij, vendimmarrja për mbylljen e vendin është e gjitha një lëvizje politike dhe jo mjeksore.