“Ej, shoqe a je e xonme?”, Manjani tregon historinë e këngëtares së njohur në kohën e komunizmit

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka ironizuar thirrjet e liderëve politikë shqiptar drejtuar qytetarëve të Malit të Zi për të marrë pjesë në votime.

Teksa tregon historinë e një këngëtareje shqiptare në kohën e komunizmit, Manjani shkruan me ironi se edhe shqiptarët e Malit të Zi paskan pritë udhëheqësit tonë që të shkojnë e të votojnë e për kë ta bëjnë…

Kjo thirrja që udhëheqësit tanë politikë i bëjnë shqiptarëve të Malit të Zi, më kujton një ndodhi të një këngëtare të njohur në kohën e komunizmit.

——-

Një burrë e gjëmonte në rrugët e qytetit dhe i thoshte:

– “Ej, shoqe a je e xonme (zënë)”?

Këngëtarja ja kthen:

-“Qyqja, pse mer ty t’paskam prit una”.

——–

Edhe shqiptarët e Malit të Zi paskan pritë udhëheqësit tonë që të shkojnë e të votojnë e për kë ta bëjnë…