Efektet anësore të vaksinës? Më në fund flet Silva Bino

Edi Rama, Ogerta Manastirliu dhe Silva Bino ishin sot në Vlorë në për të inspektuar procesin e vaksinimit dhe theksuan se në ditë priten të vaksinohet 15-200 vetë.

Vetë Dr. Silva Bino tha pritet të marrë verë sot dozën e dytë të vaksinës. Edhe një herë tjetër ajo ka konfirmuar se deri tani nuk ka patur asnjë rast me efekte anësore dhe se gjithashtu deri tani nuk kanë humbur asnjë dozë.

“Sot në Vlorë, pastaj nesër në Fier, ndërkohë dhe Gjirokastra do fillojë me shtëpitë e moshuarve, Elbasani dhe Korça. Asnjë dozë nuk kemi humbur. Midis personelit shëndetësor ka shumë pak skepticizëm, pranushmëria ka qenë e mirë, vetëm ato që e kanë kaluar ua kanë lënë radhën të tjerëve, por duhet punuar për te grupet e tjera, nuk kemi pasur efekte anësore nga vaksina”, -deklaroi Bino.