Edmond Panariti largohet nga LSI, ish-ministri zbulon arsyen

Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ka njoftuar largimin e tij nga LSI. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Panarit bën të ditur se rrugëtimi i tij politik prej 16 vitesh me këtë forcë politike përfundon në këtë moment. Shkak sipas Panaritit, është bërë marrja e një detyre tjetër të rëndësishme, por pa specifikuar se ku.

Postimi i Panaritit:

Të dashur miq, kolegë dhe bashkëpunëtorë!

Që nga dita e sotme kam vendosur të ndërpres angazhimin tim si pjesë e strukturave të Lëvizjes Socialiste për Integrim, për shkak të një ftese për tu angazhuar në një detyrë të rëndësishme .

Me këtë rast më lejoni t’ju falenderoj përzemërsisht për këtë rrugëtim 16 vjeçar të përbashkët, plot sfida, sakrifica dhe arritje.

Duke ju shprehur mirënjohje dhe falenderim për miqësinë vlerësimin dhe mbështetjen, ju siguroj që do të mbetem miku juaj përherë.