Edi Rama zbulon si do të bëhen fushatat në kohë pandemie dhe siguron shqiptarët që gjithçka do të shkojë siç duhet

Duke qenë se vala e tretë e pandemisë na gjeti pranë zgjedhjeve të 25 prillit dhe në prag të fushatave elektoral, Rama ka zbuluar më në fund si do të procesohet më tej. Në një dalje publike për mediat ai ka thënë se do të konsultohet dhe do të ndjekë këshillat e Komitetit Teknik të Ekspertëve.

Kjo në mënyrë që gjatë fushatës elektorale që pritet të zgjasë pak më shumë se 1 muaj deri në ditën e zgjedhjeve, ai u shpreh se po pret sugjerimin e ekspertëve dhe më pas do të merret vesh me palët e tjera.

“Po presim një sugjerim nga ekspertët dhe pastaj do të bëjmë alternativën që të merremi vesh me palët e tjera, për të pasur rregulla loje të qarta, të njëjta, në funksion të mbrojtjes së shëndetit dhe për të rënë dakord që duke mbrojtur shëndetin, palët që do garojnë të mos jenë të kufizuara deri në pikën që të mos bëjnë dot një aktivitet zgjedhor normal brenda normalitetit të ri”, tha Rama./Source.al