Edi Rama vë në siklet djalin e vogël: “‘Do ta paguash atë dhomën tullë më tullë, ose do përfundosh në kasolle’

Kryeministri i vendit e ka nisur ditën me një vizitë të rëndësishme. Ai së bashku me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ministrin e ndërtimit, Arben Ahmetaj kanë vizituar një prej familjeve që mbetën në qiell të hapur pas tërmetit të 26 nëntorit.

Tashmë, familja e cila jeton në Ndroq kanë një shtëpi krejtësisht të re ndërkohë që kreu i shtetit na përditësoi me punimet e rindërtimit në këtë vend. Ai gjithashtu hodhi dhe një batutë me djalin e vogël të kësaj familjeje duke e vënë disi në siklet.

Kryeministri i dha edhe një mesazh djalit të vogël të familjes “Mëso, bëhu me 10 si motra jote merr shembull nga kjo kingja. Atë dhomën që e ke tani më vete do ta paguash tullë më tullë me 10-ta, përndryshe do rrish në kasolle, do ta marri motra”. -tha ai me shumë humor.