Edi Rama tregon frikën e tij më të madhe në rast se infektohet me Covid-19

I ftuar në “Open” kryeministri, Edi Rama ka folur për ata persona që ikin të kurohen në Turqi apo vende të tjera të Evropës, pasi infektohen me Covid-19. Rama thotë se, nëse infektohet vetë, do t’u besonte mjekëve të “Shefqet Ndroqit”. Por ka edhe frikë se mos infekton ndonjë në familje apo shoqëri.

“Do t’u besoja mjekëve të ‘Shefqet Ndroqit” në rast infektimi. Nuk i kuptoj ata që ikin. Në rastin e COVID, në spitalet tona, nuk mungon asgjë që kanë spitalet në Evropë. Të gjitha ilaçet që përdoren në SHBA-BE, përdoren edhe këtu. Gjëja e parë është larg qoftë të infektoj dikë në familje shoqëri, por s’e kemi në dorë. Unë kam bindje të miat, që lidhet me yjet, s’po i ndaj këtu. Unë bëj atë që bëjnë të gjithë, askush nuk është 100% i mbrojtur, edhe sikur t’i bëjë këto, por është parandalimi i arsyeshëm, maska, ruajtja e distancave, kufizimi i kontakteve.- u shpreh kryeministri./K.C/dritare.net