Edi Rama thumbon Metën dhe i nxjerr të palarat: “Iliri nuk është president”

Teksa ende gjendet në Vlorë nga ku dje inspektoi procesin e vaksinimit, gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët, Rama nuk la pa thumbuar Presidentin e Republikës, Ilir Meta.

Ai foli në lidhje me rrugën e lumit të Vlorës dhe pasi theksoi se është zgjidhur ngërci nga ana e tij, nuk la pa i thënë dy fjalë Metës duke theksuar se ai vazhdon ende të shfrytëzoi postin. Rama mendon se Ilir Meta po e mban rolin e presidentit vetëm për favoret e partisë që drejton gruaja e tij, Monika Kryemadhi. Ja disa nga fjalët e kryeministrit.

“Iliri nuk është president. Është shpërdoruesi i institucionit dhe i rolit të presidentit. E shpërdoron atë rol në funksion të ndërmarrjes politike që formalisht por jo realisht e drejton e shoqja. Ajo që tha Damiani është tipike për të shpjeguar se si Ilir Meta shpërdoron rolin e institucionit rojtar nëpërmjet kushtetutës. President që të përdorë një projekt rruge për të përçarë ky vend nuk ka pasur. Ilir Meta ka arritur të paarritshëm.” -tha ai ndër të tjera./Source.al