Edi Rama reagon pas homazheve për Saimir Hoxhën: “Janë çaste të vështira për shoqërinë dhe për shtetin”

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një deklaratë për mediat pas ceremonisë mortore të oficerit të ndjerë të policisë që humbi jetën pas një operacioni anti dr oge në Lezhë.

Rama u shpreh se këto janë vërtetë çaste shumë të trishta për shoqërinë dhe për qeverinë ndërkohë që theksoj se familjarëve të të ndjerit nuk do i mungonë asnjë mbështetje morale apo financiare.

“Padyshim që është një çast i rëndë për të gjitha forcat tona të policisë së Shtetit. Patjetër edhe për shoqërinë dhe për shtetin, por mbi të gjitha për familjen dhe duke i shprehur ngushëllimet vëllazërore familjes, duke i shprehur ngushëllimet më të ndjera gjithë kolegëve që e kanë njohur nga afër këtë dëshmor të ri të atdheut, por edhe të gjithë punonjësve të policisë, e shoh të udhët të bëj me dije se të hyrë në fuqi ligji i përcjellë në parlament pas mbledhjes së parë të qeverisë për fëmijët, fëmijët e të qeveria ka vendosur sot mbështetje financiare të konsiderueshme për familjen, por njëkohësisht me ndjerit do të marrin 170% të pagës së tij deri kur të arrijnë moshën e pjekurisë.

Natyrisht nuk ka fonde dhe nuk ka mbështetje materiale që kompenson boshllëkun për familjen, por detyra e shtetit është që fëmijët e dëshmorëve që japin jetën në krye të detyrës të mos mbeten vetëm, por të ndihen deri në fund të mbështetur, të përkrahur dhe të inkurajuar për të hyrë në rrugën e jetës së tyre duke qenë krenarë jo vetëm për prindin, por edhe për shtetin, të cilit babai i shërbeu deri në momentin e fundit”, tha Rama.