“Edi Rama nuk e ka inat Shkodrën, ky është plani që kemi për kryeqendrën e veriut”

I deleguari i PS-së në Qarkun e Shkodrës Ilir Beqaj, duke folur në senacën e sotme në Kuvend deklaroi se viti 2020 ishte i vështirë. Beqaj theksoi se edhe pse kohë pandemie, qeveria është e vendosur që të çojë përpara zhvillimin e Shqipërisë, kurse shtoi se po kryhen investime në Shkodër.

“Ky ishte një vit i vështirë. Kemi bërë shumë për të rikuperuar pasojat e pandemisë. Sot financojmë 120 milionë euro për të zhvilluar vendin. Jemi të vendosur të çojmë përpara zhvillimin e Shqipërisë.Parashihet ristaurim i Kalasë së Rozafës, parashihet rikualifikim urban në disa zona të Shkodrës.

Po filluam punimet në Velipojë. të gjithë ata që mendojnë se Edi Rama dhe qeveria e tij e ka inat Shkodrën, janë këta projekte që dëshmojnë të kundërtën”, u shpreh Beqaj.