“Edi Rama mund të jetë xheloz!”, Artan Lame habit duke zbuluar pengun më të madh të jetës

Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame ka zbuluar pasionin e tij në lidhje me xhaketat dhe armët ushtarake që në fëmijëri.

Në një intervistë në emisionin “Zonë e lirë”, Lame u shfaq i veshur me xhaketë ushtarake dhe rrëfeu cfarë i tha babai kur donte të bëhej pjesë e ushtrisë.

Gjatë bisedës, ka zbuluar se ndihet i pushtetshëm kur vishet me ushtarake dhe theksoi se Rama mund të bëhet xheloz për stilin e tij.

Pjesë nga biseda:

Arjan Çurri: Ngjan si kineze, si ata ushtarët e Kim Jong-un.
Arjan Çani: Ngeli pa replikë?

Artan Lame: Ditën që do më gjesh mua pa replikë… Po u futa në këtë temë nuk pushoj më. Ka qenë pengu im në jetë. Doja të shkoja në shkollë ushtarake, por babai më tha ‘ore budalla’ është ushtria e Enver Hoxhës kjo, jo e Napoeleonit. Është xhaketë ushtarake model 71, italiane, viti ’74. Europa funksionon kështu; uniformat kur dalin nga përdorimi, i nxjerrin në shitje masive, unë zgjedh dhe i blej, janë shumë të lira. Sot luhet me ngjyrat, lindorët tentojnë më shumë drejt kakisë, ndërsa perëndimorët shkojnë drejt të gjelbrën e thellë. Është dashuri e madhe.

Arjan Çurri: Janë dashuri të huaja dhe jo tonat!

Arjan Çani: Edi Rama kur shikon që t’i je i vetmi që vishesh me gjëra të vjetra, nuk bëhet xheloz? Se ai e kuron shumë look-un e tij.

Artan Lame: Normale që të bëhet xheloz për ndonjë, se gjysma e shqiptarëve bëhen xheloz për stilin e tij. Unë nuk i prodhoj. Është xhaketë ushtarake. Më pëlqejnë shumë. Ndjehem këndshëm, në pushtet. Ti nuk ke qenë në shtëpinë time, është një dhomë e mbushur me uniforma.