Edi Rama jep super lajmin dhe jep lajmërimin e rëndësishëm për të gjithë qytetarët

Me anë të një video-je të postuar në faqen e tij zyrtare në Facebook, Edi Rama dha një lajmërim të rëndësishëm.

Ai bëri me dije se në vendin tonë sapo kanë mbërritur edhe 25 mijë doza të tjera të vaksinës Sputnik V, duke e çuar numrin total të tyre në 936 mijë doza të mbërritura.

Kryeministri shtoi se Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu po ndjek nga afër procesin dhe apelon që qytetarët të jenë në kontakt me mjekun e familjes pasi pritet të ulet fasha e vaksinimit.