Edi Rama jep një lajm të mirë për të gjithë shqiptarët në lidhje me punësimin

Sot kryeministri i vendit Edi Rama në një konferencë të përbashkët për shtyp me Ministren e Ekonomisë dhe Financave. Anila Denaj dhe Drejtoren e Tatimeve, Delina Ibrahimaj folën rreth situatës ekonomikë në vend.

Ai tha se janë shtuar rreth 225.000 vende pune dhe këtë e konfirmojnë shifrat e raporteve të fundit të cilat i zbuloi me krenari gjatë kësaj daljeje publike.

“Ne kemi premtuar 300 mijë vende punë dhe duke u bazuar në shifrat e regjistrit të punës në republikën e Shqipërisë është e rëndësishme që të shikoni të dhënat ju që jeni në skenën e ndërmjetësve të skenës politike dhe në publik dhe thuaju njerëzve.

Nga të dhënat nga 2013 ku ishin të regjistruar mbi 400 mijë vetë, në fund të 2019 shifra e punonjësve të regjistruar ka shkuar në 698 235 punonjës të regjistruar janë rreth 225 mijë shqiptarë më shumë që janë punësuar që paguhen dhe paguajnë sipas vendit të tyre të punës.

Në çdo aspekt është e njëjta gjë ndryshimi në raport nga u nisëm është si nata me ditën. Ndryshimi në raport me atë që duam të shkojmë është muzgu dhe agimi patjetër.

Nëse me pyesni se çfarë mendoj unë për aspektin ekonomik dhe në marrëdhënie me shtetin unë them se ato nuk ka si si të ndjehen të lumtur por ama ato nuk ka mundësi që të mos shikojnë se jemi në një kantier dhe të shikojnë atë që është ndërtuar” -tha Rama./Source.al