Edi Rama jep një lajm shumë të mirë për të gjithë shqiptarët

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka nisur ditën me një lajm shumë të mirë për të gjithë ne. Procesi i vaksinimit do të nisë ditën e sotme, më shpejt seç ishte parashikuar.

Në fillim të këtij viti ai konfirmoi se për vendin tonë ai kishte siguruar 500.000 doza të para të vaksinës po ashtu 10.000 nga Greqia e qindra të tjera nga Kosova. Sot do të nisë vaksinimi për mjekët dhe personat mbi 65-vjeç ashtu siç kanë vendosur të bëjnë edhe shumë shtete të tjera.

Ja postimi i plotë i Kryeministrit:

Dhe pak orë nga nisja e fushatës së vaksinimit #ShqipëriaBuzëqesh duke ju marrë pak minuta nga koha juaj, për të hedhur vështrimin pas në orët, minutat, ditët, javët e muajt e jashtëzakonshëm të luftës me Armikun e Padukshëm, e cila sot hyn në fazën e ofensivës së madhe për largimin e tij përfundimtar nga jeta jonë, ju uroj një javë të mbarë./Source.al