Edi Rama jep lajmin e shumëpritur për shqiptarët: Mundësi të mëdha, do sjellë transformimin e rëndësishëm

Kryeministri i vendit Edi Rama ditën e sotme ka prezantuar planin e rindërtimit të Kombinatit pas goditjes që i dha tërmeti i 26 nëntorit. Rama e ka cilësuar planin një mundësi dhe impuls të ri.

Në këtë zonë do të ketë apartamente të reja FALAS për gjithë familjet e prekura dhe një potencial zhvillimi për akomodimin e 20.500 banorëve; 4 institucione të reja arsimore dhe 9 pika sociale e kulturore. Kombinati do të ketë 5 sheshe publike me shërbime të reja: Sheshi i Teknologjisë (TECH Square), Sheshi i Muzeut (Museum Square), Sheshi Universitar (University Square), Sheshi Garibaldi (Garibaldi Square) dhe Sheshi i Gastronomisë (Gastronomy Square).

Rama u shpreh se nëse ka vullnet krizat e mëdha mund të kthehen po në mundësitë mëdha për zhvillimin e komunitetin dhe përmirësuar cilësinë e jetës.

“Jemi mbledhur për një projekt shumë ambicioz , më shumë se sa një projekt rindërtimi është një vizion për Tiranën e gjeneratës tjetër. Tërësia e projekteve që kanë filluar të zbatohen ose janë pranë fillimit të zbatimit është një vizion për jetën komunitare dhe cilësinë e jetës familjare, në kushtet kur një fatkeqësi e madhe krijoi dhe një boshllëk të madh por patjetër dhe një mundësi të madhe. Për ata që kanë pasionin dhe vullnetin për të rezistuar, transformimi i krizave në mundësi është një rrugë e vetme. Krizën e madhe të 26 nëntorit po e kthejmë në një mundësi të madhe transformimi për ata familje që humbën shtëpitë e tyre por dhe vetë zonat ku ndodhën dëmet. Projektet që sot kemi në dorë, pa diskutim që realizimi i tyre do të sjellë transformimin e rëndësishëm dhe do të ecim para me një proces shërimi urban në shumë zona. Sot i japim kësaj zone një impuls të ri zhvillimi”, – tha Rama.