Edi Rama jep lajmin e shumëpritur, ja çfarë do të ndodhë në vendin prej muajit mars…

Kreu i shtetit ka bërë sot një vizitë të shkurtër në Vlorë ku po ndjek nga afër startimin e porcesit të vaksinimit në këtë qytet. Në një dalje për mediat, Rama theksoi se të dielën do të nisë vaksinimi i të moshuarve mbi 80-vjeç.

Sakaq, ai shtoi se në muajin mars pritet të vijnë rreth 40 mijë doza të vaksinës Pfizer. “Shumë shpejtë të gjithë do të jenë të vaksiniuar, po ashtu edhe në shtëpitë e të moshuarve. Të dielën do të fillojmë me personalitet 80 vjeç e lartë dhe ndërkohë vazhdojmë për të siguruar sasinë e konsiderueshme vaksinash. Brenda muajit mars do të kemi 40 mijë doza të Pfizer” -tha ai konkretisht.