Edi Rama jep lajmin e mirë nga Durrësi: Do jetë gati në 26 nëntor (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka parë nga afër punimet në kantierin e rindërtimit të shkollës 9-vjeçare “Neim Babameto” në Durrës. Kryeministri bën me dije se kjo shkollë në 26 nëntor do të jetë gati për të pritur 1064 nxënës.

Postimi i Ramës në Facebook:

#TiNukDoJeshKurrëVetëm

RINDËRTOJMË BASHKË

Durrës – Duke ndjekur nga afër punimet në kantierin e rindërtimit të shkollës 9-vjeçare “Neim Babameto”, e cila në 26 nëntor do të jetë gati për të pritur 1064 nxënës.

Me një infrastrukturë moderne, me standardet më të larta të sigurisë e me kushte optimale për nxënësit e mësuesit, kjo shkollë është një nga 143 shembujt e rindërtimit nga themelet për arsimin që duam

#ShqipëriaqëDuam☀️

#DurrësiqëDuam ⛱ “, ka shkruar Rama.

VIDEO: