Edi Rama jep lajmin e mirë, ja çfarë pritet të ndodhë brenda gjysmës së muajit mars

Kreu i shtetit gjendet sot në Berat ku ka bërë një bashkëbisedim me qytetarët së bashku me Nasip Naç, ish-deputet i LSI-së që tashmë është bërë pjesë e PS-së.

Fokusi i këtij bashkëbisedimi ishte lufta me Covid-19 dhe Rama theksoi se qeveria ka marrë masa serioze për mposhtjen e virusit. Edhe një herë tjetër kryeministri bëri me dije se parashikon që brenda gjysmës së dytë të muajit mars të jenë vaksinuar të gjithë mjekët dhe infermierët në vend. Deri tani procesi i vaksinimit në të gjitha qarqet po shkon pa probleme dhe Rama premton se në pranverë na pret një vaksinim masiv.

“Brenda gjysmës së Marsit do vaksinojmë të gjithë mjekët e infermierët e Shqipërisë. Do kemi lajme të mira shpejt për sigurimin e sasive të nevojshme për të rritur ritmin dhe sezonin pranveror ta kthejmë në vaksinim masiv. Pastaj tërmeti ishte një tjetër goditje e madhe. Në pak sekonda. Por ishte për të gjithë vendin goditje jo për vetëm të prekurit. Ndryshoi angazhimet tona dhe duke e bërë mandatin e dytë një mandat karakteri dhe për të dëshmuar forcën e karakterit të kësaj qeverisje për të mos u përkulur para goditjeve por për tu ngritur më të fortë.” -theksoi ai.