Edi Rama i nxjerr Bashës videon që po bën namin në rrjet, Meta ia plas së qeshuri

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një tjetër video ironike për kundërshtarin e tij politik, Lulzim Bashës. Në video dëgjohet zëri i gazetares Sonila Meço që pyet Bashën se çfarë note ka pasur matematikën. Pas kësaj pyetje është një moment qetësie ku shfaqen Rama, Meta, Arjan Çani dhe Blendi Fevziu. Më pas vjen përgjigjja e kreut demokrat ku thotë ‘Sigurisht që 10’. Ne videon ironike të montuar përgjigjja e Bashës shoqërohet me një të qeshur të Metës.

Kujtojmë se kjo video e publikuar nga kryeministri vjen pas një sërë gafash me shifra që Basha ka bërë në fjalimet e tij.

Video: