Edi Rama e nis ditën me super lajmin

Kreu i shtetit, Edi Rama e ka nisur ditën me një lajm shumë të mirë sa i përket nxënësve. Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, Kryeministri tregoi se tekstet shkollore do të jenë falas për disa kategori.

Për nxënësit nga klasa 1 deri në klasën e 9-të, do të jenë falas ndërkohë që ata të cilët kanë nevoja apo probleme ekonomike, do t’i kenë falas deri në përfundimin e gjimnazit.

“MIRËMËNGJES

dhe me shpërndarjen e teksteve shkollore falas, që vijon për të gjithë nxënësit nga klasa 1-9 dhe nxënësit e kategorive në nevojë edhe në klasat 10-12, çka bën që qeveria shqiptare të mbështesë këtë vit shkollor me libra falas 280 mijë nxënës përfitues, të cilët do të mësojnë me botimet prestigjioze të “Oxford”, “Pearson” dhe “Cambridge”, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.